
SUPREME BOLD
Bojë akrilike për përdorim të jashtëm , me veprim antimyk.
FUSHA E APLIKIMIT
Mund të aplikohet si në sipërfaqet e reja ashtu dhe në ato të lyera më parë por të parapërgatitura mirë si mure, suva, beton, dru. Mbron betonin e përforcuar ndaj karbonizimit. Rezistent ndaj ndotësve atmosferike , sipërfaqeve alkaline dhe zverdhjes. FAST SUPREME BOLD nuk ndikohet nga ndryshimet e temperaturës, shiu apo kushtet e këqija atmosferike. FAST SUPREME BOLD dallon për shtrimin superior dhe kapacitetin e lartë të mbulimit.
UDHEZIMET E APLIKIMIT TE BOJES
- Koha e tharjes : 1-2 orë në 25⁰C & 50% në lagështi (koha e tharjes zgjatet nën kushte të lagështa/ftohta)
- Koha e tharjes midis shtresave : minimumi 4-6 orë.
- Mos e aplikoni në temperatura nën 10⁰C ose mbi 35⁰C si edhe kur nivelet e lageshtirës kalojnë 65%.
Masa e paketimit : Disponohet në enë 1lt , 3lt dhe 10lt.