
Bojë akrilike me bazë uji për përdorim në mure të jashtëm.
FUSHA E APLIKIMIT
Mund të aplikohet në sipërfaqe të reja të parapërgatitura mirë ose në sipërfaqe të lyera me nënshtresa të qëndrueshme si mure, suva, beton cimento etj. FAST ULTRA SHIELD aplikohet me lehtësi dhe ka kapacitet të lartë mbulimi. Eshtë rezistent ndaj ndikimeve atmosferike. Zgjidhja e duhur për ambiente të cilat kanë nevojë shpesh për rilyerje.
UDHEZIMET E APLIKIMIT TE BOJES
- Koha e tharjes : 1-2 orë në 25⁰C & 50% në lagështi (koha e tharjes zgjatet nën kushte të lagështa/ftohta)
- Koha e tharjes midis shtresave : minimumi 4-6 orë.
- Mos e aplikoni në temperatura nën 10⁰C ose mbi 35⁰C si edhe kur nivelet e lageshtirës kalojnë 65%.
Masa e paketimit : Disponohet në enë 1lt , 3lt dhe 9lt.