
FAST STONE VARNISH
Llak dhe dekorativ transparent me bazë akrilike për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në sipërfaqe poroze të mineraleve natyrorë si guri dhe atyre artificiale si tulla, tjegulla, beton, suva etj. Ne sajë të përbërësve të vecantë të tij, llaku depërton materialin dhe formon një film të papërshkueshëm nga uji, duke parandaluar krijimin e mykut. FAST STONE VARNISH ofron mbrojtje kundër ndotësve atmosferikë dhe korrozionit. Falë filtrave UV, i reziston kushteve të motit dhe rrezeve të forta të diellit duke parandaluar zverdhjen e sipërfaqeve.
UDHEZIMET E APLIKIMIT
- Mjetet: penel, rul ose pistoletë me spërkatje pa ajër.
- Hollimi: gati për përdorim.
- Koha e tharjes : 1 orë në 25⁰C & 50% në lagështi (koha e tharjes zgjatet nën kushte të lagështa/ftohta)
- Koha e tharjes mes shtresave : 4 orë minimumi.
- Mbulimi : 7-8m2/lt, në varësi të porozitetit të sipërfaqes, kushteve dhe metodës së aplikimit.
Masa e paketimit : Disponohet në enë 0.75lt dhe 2.5lt.